Mohamed Salah ishte i saktë nga penalltia dhe kjo i mjaftoi Egjiptit që ta sigurojë fazën nokaut të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Egjipti të premten në mbrëmje fitoi 1:0 ndaj Afrikës së Jugut në Agadir të Marokut.
Golin e fitores, sulmuesi i Liverpoolit e realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Dy minuta më vonë, nga loja u përjashtua Mohamed Hany, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Egjipti në tërë pjesën e dytë luajti me një futbollist më pak në fushë, por rezultati nuk ndryshoi.
Egjipti avancon tutje nga Grupi B pas dy fitoreve në po aq ndeshje të luajtura.
Afrika e Jugut mbetet në vendin e dytë me tri pikë.