Shtatë herë kampioni i Afrikës, Egjipti, e ka siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës dhe është bërë përfaqësuesja e 19-të që ka bërë vend në Botërorin që organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Mohamed Salah i shënoi dy gola të mërkurën mbrëma në fitoren e Egjiptit 3:0 ndaj Djiboutit në Casablanca. Sulmuesi i Liverpoolit realizoi në minutën e 14-të dhe të 84-t, ndërsa golin për 1:0 e shënoi në minutën e tetë sulmuesi Ibrahim Adel.
Në Grupin A, Egjipti ka 23 pikë në nëntë ndeshje.
Burkina Faso në vendin e dytë ka 18 pikë.
Për Egjiptin do të jetë hera e katërt që luan në Botëror, pas viteve 1934, 1990 dhe 2018.