Sulmuesi i talentuar, Elmedin Rama, më nuk do të luajë për ekipin e dytë të Slavia Pragës.
Rama i është bashkuar skuadrës së elitës së futbollit të Çekisë, Pardubice.
“Sulmuesi i rezervave të Slavias, Elmedin Rama, mori lejen për të nisur përgatitjet e dimrit në Pardubice. Do t’iu informojmë për aktivitetet tjera të sulmuesit të Shqipërisë në klubin tonë”, ka shkruar Pardubice të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo19-vjeçari ishte transferuar te Slavia Praga në verën e vitit 2023 nga Trepça. Luajti për ekipin e dytë të Slavias, së fundi në kategorinë e dytë çeke. Te Slavia nuk ia doli të depërtojë në ekipin e parë dhe klubi e huazoi deri në fund të edicionit.
Këtë edicion i shënoi tri gola në kategorinë e dytë çeke në nëntë paraqitje. Rama së fundi debutoi për Shqipërinë U21. Më herët ka luajtur për Kosovën U19, ndërsa Kosova U21 nuk e ftoi.
Pardubice është e 14-ta në kampionatin e Çekisë. Liga i ka 16 skuadra gjithsej. E pret garë e fortë në pranverë për mbetje në elitë.