Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka thënë se në kohët aktuale nuk ka më skuadra të vogla në futboll.
Shqipëria mposhti minimalisht Letoninë 1:0 të martën në kualifikimet për Botërorin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbolli ka ndryshuar shumë. Nuk ka më skuadra të vogla. Të gjithë dinë të luan futboll. Duhet të brengosemi pse nuk e mbyllëm ndeshjen më herët. Por e kemi në gjak që të vuajmë pak. Pa vuajtje nuk arrijmë asgjë. Nuk kemi nevojë që të flasim për këtë ndeshje. E ndiem shumë. Duhet të marrim sa më shumë minuta në kampionat dhe të jemi të gatshëm për atë ndeshje”, ka thënë Hysaj, duke komentuar ndeshjen e ardhshme, atë me Serbinë në Beograd.