Sulmuesi brazilian, Endrick, e ka shënuar golin e tretë brenda pesë ditëve.
Kësaj radhe ai realizoi për Palmeirasin në fitoren ndaj Novorizontino 1:0, në gjysmëfinale të Kupës Paulista.
Endrick shënoi në minutën e 53-të.
17-vjeçari vazhdon shkëlqimin që e pati edhe me Brazilin ditë më parë në ndeshjet e përfaqësueseve.
Me fanellën braziliane realizoi gola kundër Anglisë dhe Spanjës.