Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Enrique kritikon ashpër paraqitjen ndaj Paris FC

Luis Enrique

Paris Saint-Germaini e mbylli me humbje edicionin në Ligue 1. 

PSG-ja në xhiron e fundit u mposht nga rivali lokal, Paris FC, me rezultatin 2:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

PSG më herët e fitoi titullin e kampionit në Francë. 

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, i kritikoi ashpër futbollistët për humbjen nga ekipi tjetër parisien. 

“Nuk kam asgjë pozitive për të thënë për ndeshjen. Kur luan futboll pa ambicie ose intensitet, kjo është ajo që pritet të shohësh. E dija edhe para ndeshjes sa e vështirë do të ishte të luanim një takim të tillë pa ndonjë objektiv, por prapë mbeta pak i zhgënjyer. Mendoj se lojtarët e mi duhet t’i kalojnë ndeshjet e vështira dhe të qëndrojnë të motivuar. Kanë mbetur edhe dy javë deri te ajo që unë do ta quaja ndeshja më e rëndësishme në historinë tonë dhe sinqerisht shpresoj që atë ditë të mos ketë nevojë për t’i motivuar lojtarët”, u shpreh spanjolli Enrique, shkruan të hënën “Reuters”. 

PSG më 30 maj do të paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit. 

Paris Saint-Germaini është fitues në fuqi i “Champions League”.