Evertoni ka njoftuar të hënën se ka paraqitur ankesë për zbritjen e dy pikëve javën e kaluar nga një komision i Premier Leagues, pasi u konstatua se kishte bërë shkelje të rregullave financiare.
“Klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, shkruan në njoftimin e klubit elitar të Anglisë.
Evertonit i ishin hequr dhjetë pikë më herët, por u reduktua në gjashtë pikë pas një apeli të suksesshëm.