Humbja nga Shqipëria është përjetuar shumë rëndë në Serbi. Selektori Dragan Stojkoviq ka njoftuar të shtunën mbrëma se ka dhënë dorëheqje. Këtë të dielën e konfirmoi edhe Federata e Futbollit e Serbisë.
Në ndeshjen e së martës ndaj Andorrës, Serbinë do ta udhëheqë trajneri i të rinjve, Zoran Mirkoviq. Ai që të dielën nisi punën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKritikat janë të shumta edhe për lojtarët e Serbisë.
Ndërkohë Velko Paunoviq pritet të jetë selektor i ri i Serbisë. 48-vjeçari së fundi e ka udhëhequr Oviedon në Spanjë.
Të premten Federata e Futbollit e Serbisë do ta zyrtarizojë selektorin e ri, shkruan në njoftim.