Futboll

Felix mund të kthehet te Benfica

Joao Felix

Benfica po punon për rikthimin e Joao Felixit.

Portugezi është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga Chelsea këtë verë. Siç raportojnë mediume të ndryshme në Angli dhe Portugali, Benfica do t’i nisë shpejtë bisedimet me Chelsean për sulmuesin 25-vjeçar.

Felix para se t’i bashkohej Aletico Madridit në verën e vitit 2019, luajti një vit për ekipin e parë të Benficas.

Kontrata e tij aktuale me Chelsean është e vlefshme deri në vitin 2031. Megjithatë, ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca.

Felix së fundi ishte huazuar te Milani. Por nuk bindi me paraqitje gjatë gjashtë muajve të kaluara te klubi kuqezi.