Fenerbahçe dhe Benfica u takuan të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve.
Por, ndeshja mes skuadrës së madhe turke ndaj asaj portugeze, u mbyll 0:0.
Mysafirët nga minuta e 71-të luajtën pa Florentinon, që u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë të marrë brenda dy minutash.
Vendësve iu anulua goli i Youssef En Nesyrit, në minutën e 82-të.
Në ndeshjen tjera të para të plejofit, rezultat pozitiv arriti Bodo/Glimti. Skuadra norvegjeze fitoi 5:0 ndaj Sturm Grazit. Celtic – Kairat Almaty përfundoi baras.
Ndeshjet kthyese luhen pas një jave.