Futboll

Fenerbahçe fiton ndaj Eyupsporit, del në vend të parë

Fenerbahçe

Skuadra e Fenerbahçes ka regjistruar fitore bindëse 3:0 në udhëtim ndaj Eyupsporit të shtunën.

Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Superligës së Turqisë.

Feneri pas kësaj fitoreje është ngritur përkohësisht në pozitën e parë me 39 pikë.

39 pikë ka edhe Galatasaray në vendin e dytë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Feneri numëron tri fitore radhazi në të gjitha garat. Ndërkohë për Eyupsorin ishte disfata e dytë rresht në kampionat. Eyupsori ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit.

Sulmuesi brazilian, Talisca, e hapi serinë e golave në minutën e 27-të.

Shtatë minuta më pas, spanjolli Marco Asensio, shënoi për 2:0.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Asensio, asistoi edhe te goli i fundit të cilin e realizoi Jhon Duran në minutën e 76-të.