Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk është përfshirë në ekipin prej 36 lojtarësh të Fenerbahçes për përgatitjet në Austri.
Muriqi është i lënduar dhe do ta vazhdojë punën në Stamboll, sipas programit të përcaktuar nga ekipi mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muriqi pësoi lëndim gjatë kampit stërvitor në Topuk Yaylasi dhe iu diagnostikua një këputje e pjesshme në muskulin e këmbës së djathtë”, shkruan “fotosport” të dielën.
Muriqi 32-vjeçar u kthye te Fenerbahçe pas shkëlqimit në Spanjë.
Ai edicionin e kaluar në La Liga me fanellën e Mallorcas i realizoi 23 gola.
Muriqi me Fenerin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029.