Ardit Topalaj dhe Erion Sadriu kanë shënuar për Ferizajn nga një gol në pjesën e dytë dhe ia kanë siguruar skuadrës së tyre pikët e plota në duelin e xhiros së 26-të të elitës së futbollit kosovar.
Ferizaj të shtunën në terrenin me bar sintetik në Ferizaj fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlinasve nuk u mjaftoi supergoli i mesfushorit Vitor Hugo dhe kështu vazhdojnë ende garën e fortë për mbetje në elitë.
Qendërmbrojtësi Topalaj në minutën e 51-të e shtyu topin në rrjetë nga afërsia për 1:0.
Një minutë më vonë, Sadriu realizoi po ashtu nga afërsia për 2:0.
Pas 66 minutave lojë, Dukagjini u kthye me golin e Hugos nga distanca. Por supergoli i tij nuk i mjaftoi klinasve që u mposhtën.
Për Ferizajn ishte fitorja e pestë në vitin 2025 në Superligë. Ndërkohë, Dukagjini e pësoi disfatën e parë pas dy fitoreve e një barazimi.
Ferizaj ka 35 pikë në vendin e gjashtë, aq sa kanë edhe Prishtina në vendin e katërt dhe Gjilani në vendin e pestë.
Dukagjini në vendin e tetë ka 32 pikë, aq sa ka edhe Suhareka në vendin e shtatë.