Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fernandes, lojtari më i mirë i sezonit në Premier League

fernandes

Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është zgjedhur të shtunën lojtari më i mirë i Premier Leagues për këtë edicion. 

Mesfushori portugez e barazoi numrin e asistimeve në Premier League në këtë edicion në fitoren ndaj Nottingham Forestit 3:2 fundjavën e kaluar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i ka 20 asistime, ndërsa i ka shënuar edhe tetë gola në 37 ndeshje. E ndihmoi Unitedin ta sigurojë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Nga 20 asistime më parë brenda një sezoni i kanë pasur edhe Thierry Henry dhe Kevin de Bruyne. 

Fernandes ka krijuar 132 shanse për gol, më shumë se çdo futbollist tjetër në elitën angleze. I ka 43 më shumë se Dominik Szoboszlai i Liverpoolit. 

Fernandesi është lojtari i parë i Unitedit që e fiton këtë çmim prej vitit 2011.

Fituesi zgjidhet me votat e publikut, që kombinohen me ato të panelit të ekspertëve të futbollit. 

Në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit ishin edhe treshja e Arsenalit, portieri David Raya, Gabriel e Declan Rice, Erling Haaland e Antoine Semenyo të Manchester Cityt, Igor Thiago i Brentfordit dhe Morgan Gibbs-White i Nottingham Forestit. 

Unitedi të dielën udhëton te Brightoni për ndeshjen e fundit të sezonit.