Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fernandezi kërkon largimin, Chelsea kërkon 120 milionë funte

Enzo Fernandez

Enzo Fernandez dëshiron të largohet nga Chelsea pasi skuadra dështoi të kualifikohej në Evropë. 
Por, klubi për shërbimet e mesfushorit argjentinas do t’i kërkojë 120 milionë funte. 

25-vjeçari, i cili iu bashkua Chelseat nga Benfica në vitin 2023 për 107 milionë funte, ka kontratë me klubin deri në vitin 2032. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fernandez është fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, por nuk planifikon të vazhdojë me klubin londinez. 

Në edicionin e fundit, Fernandez i shënoi 15 gola dhe dhuroi shtatë asistime.  Manchester City është prej skuadrave të interesuara për shërbimet e tij. 

Real Madridi ndërkohë nuk është i gatshëm ta shpenzojë këtë shumë parash për të.