Biletat për ndeshjen që Kosova e luan më 31 mars në “Fadil Vokrri” janë shitur për pak orë.
Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja të martën pasdite. Biletat dolën në shitje të martën paradite, ndërsa pas rreth katër orësh federata njoftoi se janë shitur të gjitha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteresimi ishte i jashtëzakonshëm, ndonëse nuk dihet ende kundërshtarja e Kosovës e po ashtu rëndësia e ndeshjes.
Nëse fiton të enjten ndaj Sllovakisë, ndeshja e 31 marsit do të jetë finale e plejofit për kualifikim në Botëror. Nëse mposhet të enjten në Bratislavë, ndeshja e 31 marsit do të jetë miqësore. Turqia apo Rumania janë kundërshtaret e mundshme të Kosovës.
Biletat kishin çmim prej 10 deri në 30 euro. Për zonën VIP, bileta kishte çmim 100 euro.
Entuziazmi rreth përfaqësueses së futbollit është i madh.