(BBC) – Fishkëllima të shumta janë dëgjuar nga tifozët gjatë ndërprerjes së shkurtër të lojës për t’u lejuar futbollistëve që po agjëronin që të bënin iftar, në ndeshjen e së shtunës në Premier League në mes të Leeds Unitedit dhe Manchester Cityt.
Ndeshja në “Elland Road” nisi kur disa lojtarë ishin ende duke agjëruar, kurse u ndërpre në minutën e 13-të. Lojtarë që ishin agjërueshëm dolën afër vijës anësore dhe i dhanë fund agjërimit duke pirë pije.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë mesazh u shfaq në ekranin e madh në stadium.
“Pasi ndeshja e sontme zhvillohet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, loja është ndërprerë shkurtimisht për t’u lejuar lojtarëve t’i japin fund agjërimit”.
City kishte tre lojtarë startues myslimanë, Rayan Cherkin, Rayah Ait-Nourin dhe Omar Marmoushin. Abdukodi Khusanov ishte në stol.
I pyetur në lidhje me fishkëllimat, ndihmës-trajneri i Leedsit, Edmund Riemer, ka thënë për SkySports: “Jam i përqendruar në ndeshje, kështu që nuk e dëgjoj vërtetë. Por jam i zhgënjyer me disa tifozë që kjo ndodhi”.
Në konferencë për shtyp Reimer shtoi se “ne do të pëpiqemi të mësojmë nga kjo dhe duhet të bëjmë më mirë herën tjetër”.
City e fitoi ndeshjen 1:0, me golin e Antoine Semenyos në kohën shtesë të pjesës së parë.
Për ndaljen e lojës foli edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
“Morëm pak vitamina pasi Rayan Cherki dhe Rayan Ait-Nouri nuk kanë hëngër sot. Është botë moderne, apo jo? E shihni çka po ndodhë në botë sot. Respektoni fenë, diversitetin, kjo është çështja. Premier League thotë se mund të keni një apo dy minuta. Lojtarët që agjërojnë mund të kenë këtë kohë për të përfunduar agjërimin. Ndodhi ashtu siç ndodhi, fatkeqësisht”, ka theksuar Guardiola.
Grupi që lufton diskriminimin, “Kick it Out”, ka thënë se fishkëllimat ishin jashtëzakonisht zhgënjyese.
“Ndërprerja e lojës për t’u lejuar lojtarëve myslimanë të përfundojnë agjërimin gjatë Ramazanit ka qenë një protokoll i dakorduar për shumë vjet tani”, ka thënë ky grup.
“Është pjesë e rëndësishme dhe e dukshme e bërjes së lojës mikëpritëse për lojtarët myslimanë dhe komunitetet. Por, siç tregoi reagimi në stadium, futbolli ka ende shumë për të bërë në aspektin e edukimit dhe pranimit”.
Kapitenët e skuadrave dhe zyrtarët e ndeshjeve gjejnë një pushim të natyrshëm në lojë për të lejuar lojtarët myslimanë apo zyrtarët e ndeshjeve që të përfundojnë me kohë agjërimin.
Në vitin 2021 u arrit një marrëveshje për t’u lejuar lojtarët myslimanë të përfundojnë agjërimin e tyre gjatë ndeshjeve të Premier Leagues.
“Mendoj se është shumë mirë për lojtarët. Ne flasim për sportistët dhe për atë se sa mirë janë të përgatitur. Të qëndrosh kaq gjatë pa ushqim e pa pije, është shumë e rëndësishme që ata të kenë atë pushim”, ka thënë ish-portieri i Anglisë, Paul Robinson.
Ndërprerja e lojës ka zgjatur 78 sekonda.