Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitimi i katër trofeve më nuk është vetëm ëndërr për Arsenalin

Arsenal

Nuk është më vetëm fantazi. Fitimi i katër trofeve duket i mundshëm për Arsenalin këtë edicion.

Arsenali ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Bayer Leverkusenin 2:0 të martën mbrëma. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra e Mikel Artetas po ashtu është lidere në Premier League me nëntë pikë më shumë se përcjelliësi i parë, luan në finale të Kupës së Ligës ndaj Manchester Cityt të dielën dhe është në çerekfinale të Kupës FA.

“Në fakt nuk merremi shumë me këtë sepse po vjen me shpejtësi. Nuk ka kohë për të menduar se çka po ndodhë”, ka thënë Declan Rice, që shënoi golin e dytë ndaj Leverkusenit.

“Ne vetëm po luajmë ndeshjet dhe po përgatitemi për ndeshje sa më shpejt të jetë e mundur. Momentumi dhe besimi është gjithçka në futboll. Sa më shumë që fiton, ndjenja e mirë bëhet më e theksuar”.

Arsenali po ka fat edhe në short.

Në çerekfinale të Championsit përballet me Sportingun, që është kundërshtari më i lehtë i mundshëm, të paktën në letër.

Në Kupën FA përballet me Southamptonin e kategorisë së dytë.

“Ndihemi sikur mund ta fitojmë secilën ndeshje që e luajmë”, ka thënë Rice. “Dhe kjo gjë është e mirë. Besimi është çdo gjë në futboll”.