Përfaqësuesja e Turqisë ka shënuar fitore bindëse të martën ndaj Gjeorgjisë.
Ndeshja e zhvilluar në “Kocaeli Stadyumu” përfundoi 4:1 në të mirë të Turqisë.
Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Kenan Yildiz e shënoi golin e parë në minutën e 14-të.
Tetë minuta më pas, Merih Demiral, realizoi për 2:0.
Golin e tretë e shënoi futbollisti i Galatasarayt, Yunus Akgun, në minutën e 35-të.
Mbrojtësi i Al-Ahlit, Demiral, e realizoi edhe golin e katërt në minutën e 52-të.
Ndërkohë golin e vetëm për Gjeorgjinë e realizoi Giorgi Kochorashvili në minutën e 65-të.
Turqia është në Grupin E së bashku edhe me Spanjën dhe Bullgarinë.
Ka nëntë pikë në vendin e dytë. Gjeorgjia ka gjashtë pikë më pak dhe renditet një pozitë më poshtë.