Dy delegacionet, ai i SHBA-së dhe i Iranit, kanë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime të ndara me kryeministrin e Pakistanit.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po zhvillon bisedime me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif. Delegacioni amerikan përfshin gjithashtu të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, Guardian raportoi se edhe negociatorët iranianë janë takuar me kryeministrin e Pakistanit në Islamabad. Delegacioni iranian i udhëhequr nga kryetari i parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf dhe ministri i jashtëm Abbas Araghchi ka zhvilluar bisedime me Sharifin.
Zyrtarët nga rajoni thanë të shtunën se zyrtarët egjiptianë, sauditë, kinezë dhe ata nga Katari ndodhen në Islamabad për të lehtësuar në mënyrë indirekte bisedimet.