Një burim i lartë iranian i ka thënë Reutersit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Iranit të mbajtura në Katar. Por Shtëpia e Bardhë më vonë i është përgjigjur këtij pretendimi, duke mohuar se SHBA-ja ka bërë ndonjë marrëveshje të tillë.
Burimi i tha Reutersit se zhbllokimi i aseteve është "i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, raportohet se zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance është takuar me kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif. Në takim ishte edhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff si dhe dhëndri i presidentit amerikan Jared Kushner.