Futboll

Fitore dramatike e Dortmundit ndaj St. Paulit

Dortmundit

Dortmundi ishte duke udhëhequr 2:0 ndaj St. Paulit, me golat e Julian Brandtit dhe Karim Adeyemit. 

Më pas, mysafirët barazuan rezultatin me James Sandsin dhe Ricky-Jade Jonesin. 

Dhe kur ndeshja e së shtunës, e vlefshme për xhiron e 18-të të Bundesligës po shkonte drejt barazimit, Dortmundi fitoi penallti. 

I saktë ishte kapiteni Emre Can në minutën e 95-të, për fitoren 3:2. 

Dortmundi me pikët e plota mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, ndërsa St. Pauli bie në pozitën e fundit me 12 pikë.