Real Oviedo nuk e mbajti deri në fund epërsinë e krijuar ndaj Barcelonës në pjesën e parë pas supergolit të Alberto Reinas.
Reina në minutën e 33-të realizoi thuajse nga gjysma e fushës për 1:0 në të mirë të skuadrës që u kthye në La Liga pas 25 vjetësh.
Por zëvendësimet e trajnerit Hansi Flick në pjesën e dytë, bënë që të kthehet edhe rezultati në të mirë të kampiones në fuqi.
Eric Garcia në minutën e 56-të dhe Robert Lewandowski në minutën e 70-të, realizuan për 2:1, kurse Ronald Araujo në minutën e 89-të shënoi për rezultatin përfundimtar dhe pikët e plota.
Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në stadiumin “Nuevo Carlos Tartiere” dhe i takoi xhiros së gjashtë të La Ligas.
Barcelona është e dyta me 16 pikë, dy më pak se Real Madridi lider.
Real Oviedo mbetet me tri pikë në vendin e 18-të.