Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e pritur e Dukagjinit ndaj Feronikelit 74

Feronikeli

Ashtu si pritej, Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Feronikelit 74.

Ndeshja e së dielës në Klinë i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra nga Drenasi kaloi në epërsi në mesin e pjesës së parë, kur shënoi Sokol Kiqina.

Por vendasit u kthyen në pjesën e dytë. Hekuran Berisha barazoi në minutën e 48-të, ndërsa për 2:1 realizoi Egzon Sinani në minutën e 72-të.

Kjo ishte ndeshja e vetme e Superligës e luajtur të dielën.

Me fitore, Dukagjini doli në vendin e gjashtë me 40 pikë. Feronikeli 74 është i fundit me 15 pikë dhe tashmë është pa gjasa për mbetje në elitë.