Dukagjini e ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultatin 3:2 në ndeshjen që u zhvillua të dielën në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll. Ishte fitore e rëndësishme e Dukagjinit në garën për t’i ikur barazhit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlbion Pllana e kaloi në epërsi Dukagjinin në minutën e 13-të.
Nedim Mekiq i barazoi shifrat në minutën e 35-të. Mekiq e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 për Prishtinën e Re në minutën e 44-t.
Altin Merlaku e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 65-të. Dy minuta më pas, Kushtrim Gashi, e realizoi golin e fitores 3:2.
Prishtina e Re e mbylli ndeshjen me një lojtarë më pak në fushë. Erisildo Smaçi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 53-të. Një minutë më herët, Dukagjini humbi penallti. Hekuran Berisha qëlloi shtyllën.
Skuadra nga Klina renditet në pozitën e pestë me 48 pikë. Prishtina e Re që tashmë ka rënë nga elita është në vendin e fundit me 31 pikë.
Dukagjini të enjten e fitoi Kupën e Kosovës. Në finale e mposhti Ferizajn.