Drenica i shënoi dy gola në pjesën e parë ndaj Gjilanit dhe i kanë mjaftuar për të marrë pikët e plota në garën shumë të fortë për mbijetesë.
“Kuqezinjtë” të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj fituan 2:1, në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrenica me fitore tani i ka 44 pikë, një më pak se Gjilani që është i pesti.
Kreshnik Uka shënoi për 1:0 në minutën e 30-të. Goli u pranua tre minuta më vonë pas rishikimit të situatës në VAR, nga gjyqtari Alban Shala.
Golin tjetër e shënoi qendërmbrojtësi Eneid Kodra, në minutën e 37-të.
Gjilani u kthye në lojë me golin e Blerind Morinës, në minutën e 52-të. Gjilani shënoi edhe një tjetër gol në këtë ballafaqim, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 85-të për shkak të protestave me të kuq u përjashtua trajneri i Drenicës, Thomas Brdariq.