Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e rëndësishme e Ismajlit me Torinon ndaj Lazios

Torino

Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli me Torinon kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lazios, në garën për mbetje në elitë.

Torino e mposhti në shtëpi Lazion me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Giovanni Simeone e realizoi golin e parë në minutën e 21-të. Për 2:0 shënoi Duvan Zapata në minutën e 53-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Torino ka 30 pikë dhe e zë vendin e 14-t. Lazio ka katër pikë më shumë në mesin e tabelës.