Futboll

Fitore e thellë e Leverkusenit ndaj St. Paulit

Fitore e thellë e Leverkusenit ndaj St. Paulit

Bayern Leverkuseni ka shënuar fitore të thellë të shtunën mbrëma ndaj St. Paulit. 

Leverkuseni fitoi në shtëpi 4:0 në kuadër të javës së 22-të të elitës së futbollit gjerman. 

Vendësit shënuan dy gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën për fitoren e 12-të këtë edicion. 

Mbrojtësi anglez, Jarell Quansah, shënoi për 1:0 në minutën e 13-të. 

Një minutë më pas, sulmuesi nga Çekia, Patrik Schick, i dyfishoi shifrat. 

Për 3:0 shënoi qendërmbrojtësi Edmond Tapsoba në minutën e 52-të. 

Golin e fundit e shënoi sulmuesi holandez, Ernest Poku, në minutën e 78-të. 

Leverkuseni ka 39 pikë dhe është lartë në tabelë. 

St. Pauli ka 17 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit.