Liverpool të shtunën pasdite ka fituar 5:2 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e cila i takoi javës së 28-të të Premier Leagues.
Hugo Ekitike e hapi serinë e golave në minutën e pestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVirgil van Dijk i dyfishoi shifrat në minutën e 24-t.
Për 3:0 shënoi Alexis Mac Allister në minutën e 43-të.
Tomas Soucek e ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 49-të.
Për 4:1 në të mirë të Liverpoolit realizoi Cody Gakpo në minutën e 70-të.
Pesë minuta më pas, Taty Castellanos, e shënoi golin e dytë për West Hamin.
Ndërsa Axel Disasi shënoi autogol në minutën e 82-të për rezultatin përfundimtar 5:2.
Liverpooli është lartë në tabelë me 48 pikë. Por ka mbetur shumë prapa në garën për titull kampioni.
West Hami e zë vendin e 18-të me 25 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.