Futboll

Fitore e vështirë e Atleticos ndaj Valencias

Griezmann

Atletico Madridi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Valencias të shtunën në La Liga.

Ndeshjen e xhiros së 16-të, skuadra e udhëhequr nga trajneri Diego Simeone, e fitoi 2:1. Ishte fitorja e parë në La Liga për Atletico Madridin pas dy humbjeve rresht. Ndërkohë, në mesjavë, Atletico fitoi edhe ndaj PSV Eindhovenit në udhëtim, 3:2, në Ligën e Kampionëve.

Koke dhe Antoine Griezmann i shënuan golat e fitores për vendësit, ndërsa Lucas Beltran e realizoi golin e vetëm për mysafirët.

Francezi Griezmann e shënoi golin e fitores në minutën e 74-t. Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 59-të.

Atletico Madridi në vendin e katërt tani ka 34 pikë, ndërsa Valencia mbetet me 15 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.