Futboll

Fitore shumë e thellë e Ballkanit në “Liman Gegaj”

FC Ballkani

Ballkani ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Malishevës. 

Ndeshja e zhvilluar të martën në stadiumin “Liman Gegaj” i takoi javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ballkani një gol e shënoi në pjesën e parë, kurse katër të tjerë në pjesën e dytë. 

Almir Kryeziu shënoi për 1:0 nga penalltia në minutën e shtatë. 

Bleart Tolaj e realizoi golin e dytë në minutën e 47-të. Tolaj e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të. 

Realizatori i golit të katërt ishte mesfushori brazilian, Giovanni, në minutën e 70-të.

Gjashtë minuta më pas, Valentin Serebe, e realizoi golin e fundit. 

Për Ballkanin ishte fitorja e gjashtë këtë edicion. Ka edhe katër barazime dhe një humbje. E zë vendin e dytë me 22 pikë. 

Ndërkoha për Malishevën ishte disfata e gjashtë. Numëron edhe katër fitore dhe një barazim. Ka 13 pikë në pozitën e gjashtë.