(BBC) – Fitorja e Real Madridit ndaj Benficas në plejofin e Ligës së Kampionëve ishte “për të gjithë ata që janë kundër racizmit”. Kështu ka thënë mesfushori i madrilenëve, Aurelien Tchouameni pas fitores 2:1 të së mërkurës mbrëma në “Santiago Bernabeu”.
Vinicius Jr tha se u fye në baza racore nga Gianluca Prestianni i Benficas në ndeshjen e parë në Lisbonë, në të cilën braziliani e shënoi golin e vetëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrestianni ka mohuar akuzën, por u pezullua për ndeshjen e dytë në Madrid. Hetime ndaj tij po zhvillohen ende.
Tifozët madrilenë treguan mbështetje për Viniciusin, ndërsa një baner me fjalët “jo racizmit” u shfaq në tribuna para fillimit të ndeshjes.
Viniciusi e shënoi golin e fitores 2:1, ndërsa Madridi përmbysi rezultatin pas epërsisë 1:0 të skuadrës portugeze.
“Mendoj se ka gjëra më të rërndësishme se kjo ndeshje, se futbolli”, ka thënë Tchouameni, që shënoi golin e parë për Realin.
“Viniciusi e ruan vetëbesimin dhe vazhdon të përqendrohet në atë që duhet të bëjë. Mendoj se u mor vendimi i duhur për të mos lejuar Prestiannin të luajë në këtë ndeshje. Siç e thashë, ka gjëra më të rëndësishme se futbolli dhe kjo fitore është për të gjithë ne”, ka shtuar Tchouameni.
Mbrojtësi i Real Madridit dhe Anglisë, Trent Alexander-Arnold, ka theksuar se Viniciusi ishte i zakonshmi para ndeshjes, shumë i qetë dhe i relaksuar.
“Ai nuk kishte nevojë të shënonte gol për të dërguar një mesash ose për të treguar mentalitetin e tij. Ai nuk ka nevojë t’i dëshmojë asgjë askujt, sepse ka treguar vazhdimisht se sa i mirë është. Ai shfaqet kur na duhet më së shumti. Ai është i vetëdijshëm për kualitetet dhe çka sjellë për ekipin”.
Vinicius Junior festoi golin në ndeshjen e parë duke vallëzuar afër flamurit të kornerit. Dhe bëri festën e njëjtë edhe të mërkurën mbrëma. Ai ka shkruar në rrjete sociale pas ndeshjes që “vallëzimi vazhdon”.
“Kam reaguar me gëzim për golin e bukur që shënoi dhe për shkak se ishte ai. Ai e ka merituar”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa.
Portieri i Madridit, Thibaut Courtois ka shtuar se është i lumtur që Vini vallëzon ende, pasi kjo do të thotë se vazhdon të shënojë gola.
Në një natë festive për Real Madridin, ana negative ishte mungesa e Kylian Mbappes për shkak të një lëndimi në gju.
“Kam folur me mjekët, kam folur me të dhe kemi vendosur se gjëja më e mirë është që ai të ndalet, të shërohet 100 për qind dhe të kthehet në top-formë, me besim dhe pa asnjë telashe për atë që po vjen, e që qartë është shumë e rëndësishme”, ka thënë Arbeloa. Ai shpreson që lëndimi të mos jetë serioz dhe që ylli francez të kthehet brenda pak ditësh apo javësh.