Ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Italisë, Fabio Grosso, është emëruar trajner i skuadrës së Fiorentinas.
Grosso ka nënshkruar kontratë me Fiorentinan deri në verën e vitit 2028. Ai e zëvendëson Paolo Vanolin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo48-vjeçari së fundi e drejtoi skuadrën e Sassuolos. Grosso, ekipin e Sassuolos e drejtoi për dy vjet.
“Dua të falënderoj të gjithë klubin, veçanërisht Presidentin Giuseppe Commisso dhe nënën e tij, Catherine, që më besuan përgjegjësinë e drejtimit të Fiorentinës. Jam vërtet i kënaqur që kam mundësinë të marr përsipër këtë sfidë emocionuese. Po bashkohem me një klub prestigjioz. Nuk më pëlqen kurrë të bëj premtime, por plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më presin, mund t’i siguroj të gjithëve që nga dita e parë për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin tim për të ndërtuar një ekip që luan me guxim dhe ambicie. Jam vërtet i emocionuar dhe mezi pres të filloj”, ka thënë Grosso për faqen zyrtare të Fiorentinas.
Italiani më herët ka qenë trajner edhe i Lyonit, Frosinones, Sionit, Brescias, Hellas Veronas e Barit.
48-vjeçari si futbollist me Italinë e fituan Kupën e Botës gjatë vitit 2006.