Ka pasur reagime të shumta pas dyshimeve për fyerje në baza racore të Vinicius Juniorit nga lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni.
Kanë bërë bujë deklaratat e legjendës francese, Thierry Henry. Ai doli fuqishëm kundër racizmit dhe në përkrahje të brazilianit Viniciur Jr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund ta kuptoj atë nëpër të cilën po kalon Vinicius Jr. Më ka ndodhur shumë shpesh në fushë. Edhe unë jam akuzuar se po kërkoj arsyetime kur më ndodhte mua. Herë pas here ndihesh i vetmuar pasi do të jetë fjala jote kundër fjalës së tij”, ka thënë Henry.
Ai ka thënë se Prestianni menjëherë duket i dyshimtë pasi vendosi fanellën mbi gojë derisa fliste me brazilianin.
“Reagimi i Viniciusit më thotë që diçka jo e duhur ndodhi atje. Jam i sigurt se Prestianni nuk do të na thotë atë që në fakt e tha. Në një moment Kylian Mbappe e ka kundërshtuar atë dhe ai i tha Kylianit ‘nuk kam thënë asgjë’. Ne fakt ai të paktën ka thënë diçka”, ka vazhduar Henry që ishte analist i ndeshjes në një studio televizive.
Mbappe ka thënë se Prestianni i është drejtuar me “majmun” brazilianit Vinicius. Kjo është mohuar nga argjentinasi 20-vjeçar ndërkohë.
“Ju nuk dëshironi të shihni këtë. Nuk brengosem se cilën fanellë e mban veshur Vinicius Junior. Nuk më pëlqen Real Madridi, por jam madrilen sonte”, ka thënë ndër të tjera Henry.