Futboll

Flick pritet të largohet në fund të sezonit

Hansi Flick

Pas spekulimeve nga Spanja për një transferim të mundshëm të Harry Kanet te Barcelona, klubi i madh spanjoll është përfshirë në një tjetër çështje, atë të largimit nga skuadra të trajnerit Hansi Flick. 

Trajneri 60-vjeçar gjerman, sipas “Diario ABC”, dëshiron të largohet në fund të sezonit. 

Mediumi spanjoll ka theksuar se gjermani “është shumë i lodhur”, dhe një gjë të tillë ua ka përsëritur edhe stafit të trajnerëve të tjerë prej muajit shtator. 

Flick shkoi te Barcelona në verën e vitit 2024, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027. 

Prej arsyeve tjera të largimit të tij të mundshëm janë edhe fokusi jo i madh i lojtarëve dhe përkrahja e vogël nga drejtuesit e klubit. Po ashtu, edhe tolerimi i sjelljeve të superyllit 18-vjeçar, Lamine Yamal.