Futboll

Fluminense kualifikohet në gjysmëfinale

Fluminense

Skuadra e Fluminenses është gjysmëfinalistja e parë në Kupën e Botës për Klube që po zhvillohet në SHBA.

Fluminense të premten në çerekfinale e eliminoi skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Hilal, duke e mposhtur me rezultatin 2:1.

Në stadiumin “Camping World” që ka kapacitet prej 65 mijë e 194 ulëseve, të pranishëm në këtë ndeshje ishin 43 mijë e 91 tifozë.

Martinelli e kaloi në epërsi Fluminensen në minutën e 40-të.

Al-Hilali shifrat i barazoi në minutën e 51-të. Marcos Leonardo realizoi për 1:1.

Golin e fitores për Fluminensen e shënoi Hercules në minutën e 70-të.

Fluminense në gjysmëfinale do ta presë fituesin e ndeshjes Palmeiras – Chelsea.