Juan Freytes shënoi golin e epërsisë në minutën e 83-të, ndërsa Fluminense e mposhti 4:2 Ulsanin në natën mes të shtunës e të dielës, në Kupën e Botës për Klube.
Ndeshja u zhvillua në New York para 29 mijë shikuesve dhe i takoi Grupit F. Skuadra braziliane Fluminense pas dy xhirosh është e para në grup me katër pikë, sa i ka edhe Dortmundi. Mamelodi Sundowns nga Afrika e Jugut i ka tri pikë, ndërsa Ulsani i Koresë së Jugut është pa pikë dhe tashmë i eliminuar.
Jhon Arias i Fluminenses e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27-të. Rezultati u barazua në minutën e 37-të kur shënoi Lee Jin-hyun. Jug-koreanët kaluan në epërsi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë me golin e Um Won-sang.
Pjesa e dytë ishte plotësisht e brazilianëve. Nonato në minutën e 66-të barazoi në 2:2, para se Freytes të shënonte golin e epërsisë. Keno shënoi golin e fundit, për 4:2, në minutën e 92-të.
Më 25 qershor Dortmundi luan me Ulsanin, ndërsa Fluminensen e pret në Miami derbi me Mamelodin.