Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Sot ka nisur zyrtarisht grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen e së enjtes me Sllovakinë.

Ndeshja në Bratislavë, që luhet nga ora 20:45, është më e rëndësishmja e Kosovës deri më tani. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitore, Kosova i afrohet kualifikimit historik në Botëror, përkatësisht kalon në finale të plejofit kualifikues.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, të premten publikoi listën e lojtarëve. Ndërkohë sot nga ora 12:00 flet në konferencë për shtyp.

Pasdite Kosova e zhvillon stërvitjen e parë.

Foda e di se kush do t’i gjuajë penalltitë eventuale

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:32
Franco Foda

"Jemi përgatitur për të gjithë skenarët. Sigurisht edhe penalltitë. Kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për të gjithë skenarët. Mirëpo është diçka tjetër penalltia në ushtrime dhe në ndeshje. Mund t’i ushtrojmë 1000 gjuajtje në penallti, por në ndeshje është diçka tjetër. Por kemi ide të qartë se kush do t’i godiste penalltitë, kështu që jemi mirë të përgatitur edhe për to".

Foda flet për Zhegrovën

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:21
Franco Foda, Edon Zhegrova

"Kemi plan të qartë dhe ide se si do të duket ekipi. Në javët e fundit e kemi përcjellë intensivisht lojën e Sllovakisë, bashkë me ekipin e trajnerëve.
E dimë që Zhegrova nuk ka pasur kohë të lehtë, por e dimë që është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, me kualitetet që ka. Nuk mund t’u tregoj se kush do të luajë startues dhe kush sa minuta do të ketë", është shprehur selektori Franco Foda.


Foda: Presionin ta shndërrojmë në energji pozitive

"Shumë faktorë janë të rëndësishëm para ndeshjes me Sllovakinë. Njëra anë është aspekti taktik, por edhe gjendja mentale e lojtarëve.
E dimë çka na pret. Kemi mundësi ta shkruajmë historinë. Presioni është i lartë, por këtë do të mundohemi ta shndërrojmë në energji pozitive.
Kemi treguar se në këto situata dimë të sillemi mirë.
Është mundësi e mirë, këto situata nuk vinë shpesh.
Të gjithë janë të motivuar, por nuk duhet të jemi të tejmotivuar. Duhet ta kemi kokën e qetë.
Lojtarët duhet ta ndjekin planin", ka thënë Foda.


Foda flet për përkrahjen e shikuesve

“Kemi respekt të madh për fansat e Kosovës, për Dardanët. Jemi tej mase mirënjohës dhe falënderues që i kemi pasur mbështetës në të gjitha ndeshjet, sidomos ato si mysafir. Është e pabesueshme përkrahja që kishim. Publiku jep energji shtesë. Në faza të mira lojtarët luajnë mirë. Por në faza të vështira kemi nevojë për mbështetjen e publikut. Presim shumë fansa nga Kosova, por edhe nga vendet tjera. Mbështetja e tyre na jep ndjesinë sikur të jemi në shtëpi”.

VIDEO: Konferenca për shtyp

 

Foda: E rëndësishme të jemi të bashkuar

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:19
Franco Foda

"Për mua është e rëndësishme që ekipi të fitojë. Kjo skuadër është zhvilluar vazhdimisht tutje, prej se jam unë këtu.
E kemi këtë eufori momentale. Dhe e rëndësishme është që prej minutës së parë të jemi të bashkuar. Duhet të bëjmë çdo gjë që ta fitojmë ndeshjen, për 90 minuta, 120 minuta apo në penallti", ka thënë Franco Foda, selektor i Përfaqësueses së Kosovës.

VIDEO: Konferenca për shtyp

 

Foda para ndeshjes me Sllovakinë: Mund të shkruajmë histori

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:18
Franco Foda

"Sigurisht që i kam përjetuar ndeshjet me Kombëtaren e Austrisë. Kur kemi hyrë në grupe e kemi parë se ishin shumë të vështira. Ishte ëndërr të kalojmë fazën e grupeve. Qëllimi ishte të arrijmë të paktën në plejof. Tani jemi në plejof dhe mund të shkruajmë në histori.
I kemi dy ndeshjet e radhës. Duhet ta kemi parasysh që Sllovakia e ka mposhtur Gjermaninë në shtëpi. Pra ka cilësi.
I kemi dy ndeshje dhe Kosovën do ta përfaqësojmë denjësisht.
Lojtarët janë shumë të motivuar. Po mbizotëron shpirti luftarak.
Detajet do të vendosin. Të enjten vendoset gjithçka", ka thënë selektori Franco Foda në konferencë për media.

VIDEO: Konferenca për shtyp

 

Foda flet për zëvendësuesit e Avdullahut

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:16
Franco Foda Avdullahu Demaku Muslia

"Demaku është në nivel të mirë dhe është lojtar që ka pasur disa ndeshje shumë të mira. Kemi edhe lojtarë të tjerë për ta mbuluar mungesën e Avdullahut. Janë Rexhbeçaj, Muslija, Hoxha, Emërllahu.
Do të vendosim me kujdes për zgjidhjet më të mira për skuadrën", ka deklaruar selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda.

VIDEO: Konferenca për shtyp

Foda flet për Bujar Pllanën, thotë se vendosi për lojtarë të tjerë

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:13
Franco Foda

“Lojtarin në fjalë e kemi përcjellë. Dhe asistentët e mi e kanë përcjellë nga afër. Ne kemi vendosur për grupin e lojtarëve që kemi. Secili në këtë skuadër ka kontribuuar që të arrijmë ku jemi, të kalojmë sfidat së bashku dhe secili është i rëndësishëm.
Për Pllanën, nëse ai vendos për Shqipërinë është vendim i tij.
Secili lojtar që luan për Kosovën, luan me zemër dhe duhet të jetë vendim i tij", ka thënë selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda.

VIDEO:

Kosova ka shfaqur interesim për supertalentin e Bayernit

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:12
Erblin Osmani

Erblin Osmani

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, ka treguar se tashmë ka nisur kontakt për supertalentin e Bayernit, Erblin Osmani. 

Ai debutoi në Bundesligë në moshën 16-vjeçare.

“Tashmë ka pasur Muharrem Sahiti kontakt me familjen e Erblin Osmanit”

VIDEO:

Foda flet për mungesat

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:09
Franco Foda

"Sigurisht që mungesa e Rrahmanit dhe Avdullahut janë të rëndësishme. Rrahmani është kapiten i skuadrës dhe shumë i rëndësishëm edhe për personalitetin. PO ashtu Avdullahu është strateg shumë i madh. Do të na mungojnë shumë. Por kemi bërë llogaritë tona dhe besoj se do t’i gjejmë zgjedhjet e duhura. Por deri më tani kemi zëvendësuar lojtarë shumë të rëndësishëm.
Gjithnjë kemi treguar se lojtarët që kanë fituar rastin e kanë merituar vendin, e kanë arsyetuar besimin", ka thënë selektori Franco Foda në konferencë për shtyp.

VIDEO:

Foda: Fokusi në anën taktike

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:07
Franco Foda

"Nga ana fizike nuk do të ketë nevojë t’i ushtrojmë lojtarët pasi ata vijnë të gatshëm nga ekipet e tyre. Theksi kryesor do të jetë në aspektin taktik. Do të punojmë që pikëpamjet tona t’i zbatojmë në fushë. Do të punojmë për zgjidhjet që do t’i kemi kundër një ekipi si Sllovakia".

VIDEO:

Selektor Franco Foda: Duam të luajmë finalen e plejofit në shtëpi

1 o. më parë / 23 mar 2026 12:05
Franco Foda

"Nuk kemi ndonjë shqetësim sa i përket ndeshjes me Sllovakinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë ndeshje e lehtë. E dimë që Sllovakia ka ekip shumë të mirë. Kur e ka topin di të luajë shumë mirë. Kemi shumë besim në ekip. Kemi treguar kualitetin tonë, kemi dëshmuar se edhe si mysafir mund të luajmë shumë mirë dhe të fitojmë ndeshje.
Në tri ditët e ardhshme do të përgatitemi shumë mirë. E duam finalen në shtëpi dhe do të bëjmë çdo gjë për të fituar në Bratislavë ndaj Sllovakisë".

VIDEO: