Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda, i motivuar për fitore ndaj Rumanisë

Publikohet lista e Kosovës, ka emra të rinj

Franco Foda

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, është shprehur optimist për fitore në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Rumanisë.

Në konferencë për media të hënën, Foda ka thënë se ekipi është maksimalisht i motivuar për fitore ndaj Rumanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi përfunduar ndeshjet miqësore dhe tani do të përgatitemi për në Ligën e Kombeve, dhe të gjithë futbollistët janë në formë të mirë. Për këtë lojë të parë në shtëpi jemi jashtëzakonisht të motivuar dhe të gëzuar, dhe do të bëjmë gjithçka që ndaj Rumanisë të fitojmë”, ka thënë Foda.

Të premten, përfaqësuesja e Kosovës luan ndaj Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Më 9 shtator “Dardanët” luajnë ndaj Qipros në Larnaca.