Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për mungesën e sulmuesit Vedat Muriqi, në dy ndeshjet miqësore, duke bërë të ditur se futbollisti ka vendosur të pushojë pas një sezoni të gjatë me Mallorcan.
Në konferencën për media, Foda tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Muriqin dhe se vendimi për pushim është marrë pas angazhimeve të shumta gjatë sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam pasur kontakt me Vedat Muriqin para 10 ditësh për herë të fundit. Kemi pasur disa kontakte së bashku. Ai ka luajtur shumë ndeshje për Mallorcan. Të gjitha ndeshjet i ka luajtur. Ka pasur sezon të gjatë”, deklaroi Foda.
Sipas tij, Muriqi do të rikthehet te Kombëtarja e Kosovës pas verës dhe do të jetë sërish në dispozicion nga muaji shtator.
“Vedati pas kësaj vere, në shtator do të kthehet në Kombëtare dhe ta mbështesë Kombëtaren”, shtoi selektori gjerman.
Foda theksoi se sulmuesi kosovar ka pasur ngarkesë të madhe gjatë sezonit, ndërsa pushimi konsiderohet i nevojshëm para rikthimit në ndeshjet ndërkombëtare.
Amir Shaipi i bashkohet Kosovës më vonë. Ekipit nuk i është bashkuar as Bersant Celina pasi është i angazhuar me AIK-un.
Lajmi u konfirmua nga menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala.
Ndeshjen e parë miqësore, Kosova e luan në udhëtim te Republika e Çekisë më 31 maj, ndërsa më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pret Andorrën.
Pas miqësoreve, Kosova do të luajë në Ligën e Kombeve, përkatësisht në Grupin 3 të Ligës B.
Në grup me Kosovën janë Austria, Izraeli dhe Irlanda.
Ndeshjen e parë e luan me Irlandën në Prishtinë, më 24 shtator, ndërsa më 27 shtator luan në udhëtim tek Austria. Ajo ndeshje zhvillohet në Vjenë.