Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, është shfaqur si “kauboj” në karnavalin e 52-të të qytetit të Grazit.
Foda ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Andrea, që po ashtu ishte me veshje të veçantë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFoda ka thënë se si fëmijë në karneval ka shkuar me veshje si “Winnetou”, që është një hero imagjinar i disa romaneve të shkruara në gjermanisht nga Karl May.
Foda 59-vjeçar ka luajtur për klubin kryesor të Grazit, Sturmin. Në këtë skuadër ishte edhe trajner. Ka drejtuar po ashtu Austrinë, kundërshtaren e Kosovës në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Arritja më e madhe e Austrisë me Fodan ishte kalimi në 16 më të mirat e Evropianit 2020. Gjermani synon suksese edhe me Kosovën.
Foda vlerësohet shumë meritor për ngritjen e Kosovës.