Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur se po ndjek nga afër ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe lojtarët e rinj.
Në një deklarim për media, trajneri gjerman tha se në javët e fundit ka përcjellë disa ndeshje dhe disa lojtarë i kanë tërhequr vëmendjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sigurisht se i përcjell edhe ndeshjet e ligës së Kosovës. Në tri-katër ndeshjet e fundit i kam parë ndeshjet. Tre-katër lojtarë i kam përcjellë dhe më kanë rënë në sy”, deklaroi Foda.
Ai bëri të ditur se disa prej futbollistëve të dalluar tashmë janë ftuar te Kombëtarja U21 e Kosovës dhe se bashkëpunon vazhdimisht me përzgjedhësin e kësaj grupmoshe për të monitoruar zhvillimin e tyre.
“Jam në kontakt me përzgjedhësin e Kosovës U21. Ai më jep informata se si janë zhvilluar ata”, tha selektori.
Foda veçoi edhe futbollistin e Prishtinës, Rin Ahmeti, për të cilin tha se është një lojtar interesant me potencial për të ardhmen.
“Rin Ahmeti i Prishtinës është lojtar interesant. Por ai duhet të vazhdojë tutje dhe të mos ndalet. Duhet ta kalojë hapin e grupmoshave të reja”, u shpreh ai.