Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Bayern Munichut.
Ndeshja e parë u mbyll 2:2.
Dani Carvajal, pasi e ka kaluar suspendimin e kartonëve të verdhë, është kthyer në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Lucas Vazquezit.
Formacioni i Real Madridit:
Lunin, Carvajal, Ruediger, Nacho, Mendy, Valverde, Kroos, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Vinicius Junior.
Ndërkohë, sa i përket ekipit të skuadrës bavareze, trajneri Thomas Tuchel, ka bërë tri ndryshime nga ndeshja e parë.
Në vend të Kimit, Goretzkas dhe Muellerit, të gjithë në bankën rezervë, janë inkuadruar de Ligt, Pavloviq dhe Gnabry.
Formacioni i Bayern Munichut:
Neuer, Kimmich, De Ligt, Dier, Mazraoui, Laimer, Pavlovic, Sane, Musiala, Gnabry, Kane.
