Ndeshje spektakolare kanë luajtur të mërkurën mbrëma Barcelona e Interi. Ndeshja në “Estadi Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë, nuk dha fitues. Përfundoi 3:3.
Kështu finalisti i Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Giuseppe Meazza” të martën e ardhshme.
Barcelona llogaritej favorite e madhe, por italianët startuan furishëm. Që në minutën e parë për 1:0 në të mirë të Interit realizoi Marcus Thuram. Asistues ishte Denzel Dumfries.
Holandezi 29-vjeçar, Dumfries, shënoi për 2:0 në të mirë të Interit në minutën e 21-të.
Por Barça reagoi më pas. Në minutën e 24-të rezultatin në 2:1 e ngushtoi supertalenti Lamine Yamal, që e luajti ndeshjen e 100-të për Barcelonën. Për 2:2 shënoi Ferran Torres në minutën e 38-të.
Me rezultatin 2:2 përfundoi pjesa e parë.
Por spektakli i futbollit nuk ishte as afër fundit.
Dumfries, që luajti njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierë, realizoi për 3:2 në të mirë të Interit në minutën e 63-të. Por menjëherë në minutën e 65-të rezultati u barazua në 3:3.
Raphinha goditi nga distanca. Topi shkoi në traversë e më pas u kthye në shpinën e Yann Sommerit. Prej shpinës së portierit zviceran përfundoi në portë.
Gola të tjerë nuk kishte por raste plot. Interit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, për pak centimetra. Ndërkohë Yamali goditi shtyllën.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Barcelona – Inter
Barcelona dhe Interi nga ora 21:00 takohen mes vete për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Përballet skuadra me sulmin më efikas dhe mbrojtjen më të mirë në edicionin aktual të Championsit.
Barcelona i ka shënuar 37 gola në 12 ndeshje. 27 prej atyre golave janë realizuar vetëm nga Raphinha, Robert Leëandoëski dhe Lamine Yamal.
Interi ka pranuar vetëm pesë gola në 12 ndeshje në total.
Formacioni zyrtar i Barcelonës:
Szczesny, Kounde, Cubarsi, Inigo Martinez, Gerard Martin, De Jong, Pedri, Olmo, Yamal, Ferran Torres, Raphinha
Formacioni zyrtar i Interit:
Sommer, Bisseck, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Martinez, Thuram

Caktohet lojtari më i mirë i ndeshjes
Nuk ka befasi për lojtarin më të mirë të ndeshjes Barcelona – Inter.
Denzel Dumfries, që mbuloi krahun e djathtë të Interit, u shpall më i miri. Ai shënoi dy gola, ndërsa e kishte edhe një asistim.
Holandezi vrapoi 9.4 kilometra, ndërsa arriti shpejtësi maksimale prej 33.9 kilometra në orë.
Superndeshja me gjashtë gola nuk jep fitues
Ndeshje spektakolare kanë luajtur të mërkurën mbrëma Barcelona e Interi. Ndeshja në “Estadi Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë, nuk dha fitues. Përfundoi 3:3.
Kështu finalisti i Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Giuseppe Meazza” të martën e ardhshme.
Barcelona llogaritej favorite e madhe, por italianët startuan furishëm. Që në minutën e parë për 1:0 në të mirë të Interit realizoi Marcus Thuram. Asistues ishte Denzel Dumfries.
Holandezi 29-vjeçar, Dumfries, shënoi për 2:0 në të mirë të Interit në minutën e 21-të.
Por Barça reagoi më pas. Në minutën e 24-të rezultatin në 2:1 e ngushtoi supertalenti Lamine Yamal, që e luajti ndeshjen e 100-të për Barcelonën. Për 2:2 shënoi Ferran Torres në minutën e 38-të.
Me rezultatin 2:2 përfundoi pjesa e parë.
Por spektakli i futbollit nuk ishte as afër fundit.
Dumfries, që luajti njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierë, realizoi për 3:2 në të mirë të Interit në minutën e 63-të. Por menjëherë në minutën e 65-të rezultati u barazua në 3:3.
Raphinha goditi nga distanca. Topi shkoi në traversë e më pas u kthye në shpinën e Yann Sommerit.
Prej shpinës së portierit zviceran përfundoi në portë.
Gola të tjerë nuk kishte por raste plot. Interit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, për pak centimetra. Ndërkohë Yamali goditi shtyllën.
Konfirmohet, autogol i Sommerit
Golin e tretë të Barcelonës, UEFA fillimisht e evidentoi si shënim të Raphinhas. Braziliani në minutën e 65-të goditi nga distanca. Topi goditi traversën e më pas nga shpina e portierit Yann Sommer u kthye në portë.
UEFA tashmë e ka evidentuar golin si autogol i portierit zviceran.
Rezultati është 3:3.
Nuk ndalet drama, barazon Barcelona
Barcelona ka barazuar sërish rezultatin në ndeshjen ndaj Interit.
Për 3:3 goditi Raphinha në minutën e 65-të.
Topi nga traversa u kthye në shpinën e portierit të Interit, Yann Sommer dhe përfundoi në rrjetë.
Shokohet sërish Barcelona, Interi udhëheq 3:2
Interi po udhëheq 3:2 ndaj Barcelonës.
Denzel Dumfries shënoi në minutën e 64-t.
Mbyllet pjesa e parë spektakolare
Pjesa e parë e ndeshjes spektakolare e gjysmëfinales së Championsit mes Barcelonës dhe Interit është mbyllur 2:2.
Marcus Thuram dhe Denzel Dumferies shënuan për Interin në sekondën e 30-të, përkatësisht në minutën e 21-të.
Lamine Yamal dhe Ferran Torres realizuan në minutën e 24-t dhe të 38-të.
Yamali ishte i pandalshëm në këtë pjesëlojë, në ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Barcelonës.
Barazohet rezultati
Barcelona ka bërë kthim të jashtëzakonshëm.
Ka barazuar rezultatin në 2:2 ndaj Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale e shumë dramatike.
Ferran Torres shënoi nga afërsia për 2:2, me asistim të Raphinhas.
GOAL: Ferran Torres is equalizer
🇪🇺 Barcelona 2-2 Inter
pic.twitter.com/W5Maz9Lae0— Tiki-Taka Talk (@Tiki_TakaTalk) April 30, 2025
Pas golit, Yamali qëllon transversalen
Lamine Yamal e ngushtoi rezultatin në 2:1, ndërsa vetëm një minutë më vonë bëri tjetër lëvizje të mirë në zonë.
Ai gjuajti por topi e qëlloi transversalen.
Supergol i Yamalit
Lamine Yamal ka bërë veprim mjeshtëror individual dhe ka shënuar golin për 2:1.
Yamali e ngushtoi epërsinë në minutën e 25-të.
Interi nuk ndalet, e shënon edhe golin e dytë
Pasi asistoi në golin e parë, Denzel Dumfries e shënoi golin për 2:0.
Mbrojtësi holandez realizoi nga afërsia me gjuajtje akrobatike, në minutën e 21-të.
Interi shokon Barcelonën
Interi ka shënuar që në sekondat e para të ndeshjes ndaj Barcelonës.
Marcus Thuram realizoi për 1:0. Ishte supergol i shënuar me thembër.
⚽️ GOAL: Marcus Thuram scores in first minute!
🇪🇺 Barcelona 0-1 Interpic.twitter.com/rswXgERlUs