Futbollisti i përfaqësueses U21 të Kosovës, Leon Frokaj, ka bërë të hap të rëndësishëm në karrierë.
Frokaj është transferuar te skuadra e St. Gallenit nga klubi i kategorisë së dytë të futbollit zviceran, Aarau.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrokaj, që luan në pozitën e mesfushorit, tek Aarau u transferua verën e kaluar.
21-vjeçari në edicionin 2025/26 në 36 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi katër gola dhe bëri një asistim.
“Leoni është një mesfushor i ri, i talentuar dhe dinamik. Ai është i gjithanshëm dhe kështu i jep stafit tonë të trajnerëve më shumë mundësi. Ne do t’i japim Leonit kohën e nevojshme për t’u përshtatur me stilin tonë të lojës dhe mezi presim të punojmë me të”, ka thënë drejtori sportiv i St. Gallenit, Roger Stilz.
Frokaj është zhvilluar si futbollist në akademinë e Baselit. Ai me Kosovën U21 në 13 paraqitje ka katër gola të shënuar.
St. Galleni garon në elitën zvicerane.