Futboll

FSHF-ja deklarohet për ndryshimin e stadiumit për ndeshjen Serbi – Shqipëri

fshf

Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një komunikatë pasi UEFA vendosi që ndeshja Serbi – Shqipëri të luhet në Leskovc e jo në Beograd.

Sipas FSHF-së, ndryshimi ka të bëjë me arsye të sigurisë. FSHF-ja ka konfirmuar se është pajtuar me ndryshimin e vendit të zhvillimit të ndeshjes.

“Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit”, shkruan në komunikatën e FSHF-së.