Sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug, ka shënuar golin e parë me fanellën e Milanit. Me golin e Fullkrugut, Milani fitoi 1:0 të dielën ndaj Lecces.
Ndeshja i takoi javës së 21-të të Serie A.
Fullkrug shënoi golin që ia siguroi fitoren Milanit në minutën e 76-të.
Ardon Jashari ishte titullar te Milani. Por për shkak të një shqetësimi fizik, Jashari u zëvendësua në minutën e 87-të.
Deri në minutën e 85-të për Leccen luajti mesfushori Ylber Ramadani.
Milani zë vendin e dytë me 46 pikë. Lecce është i i 18-i me 17 pikë.
Goli: