Futbollistet e Shqipërisë kanë pësuar tjetër disfatë në kuadër të Grupit B1, në ndeshjen kualifikuese evropiane për Botërorin 2027.
Shqipëria të shtunën u mposht 1:0 nga Uellsi, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRhiannon Roberts e shënoi golin e fitores për uellsianet, në minutën e 28-të.
Shqipëria i ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar, por e ka humbur mundësinë për të synuar kualifikimin në Botërorin e vitit tjetër.
Pas katër ndeshjeve, Shqipëria është e treta me tri pikë. Prapa Shqipërisë është Mali i Zi, pa pikë.
Për vendin e parë në grup luftojnë Republika e Çekisë dhe Uellsi, që kanë nga 10 pikë.