Futboll

Futbollistët në Botërorin e klubeve përfaqësojnë 81 shtete

Futbollistët në Botërorin e klubeve përfaqësojnë 81 shtete

Shtëpia Botërore e Futbollit, FIFA, ka njoftuar se futbollistët pjesëmarrës në Kupën e Botës për Klube do të përfaqësojnë plot 81 shtete.

Botërori i klubeve organizohet me 32 skuadra, që është format ndryshe nga herët e kaluara.

12 ekipe do të jenë nga Evropa, gjashtë nga Amerika e Jugut, katër nga Azia, katër nga Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet, një nga Oqeania dhe një nga nikoqirja e turneut, në këtë rast nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Botërorin e klubeve nuk do të ketë asnjë futbollist nga Kosova.

Përfaqësues i Shqipërisë do të jetë Kristjan Asllani.

Klubi më i suksesshëm i kësaj gare është Real Madridi me pesë trofe, ndërsa Manchester City është fitues në fuqi i garës.

Botërori i klubeve nis më 15 qershor me ndeshjen Al Ahly – Inter Miami, ndërsa mbyllet me 13 korrik.