Futboll

Futbollisti argjentinas vdes gjatë operimit të gjurit

Ekipi argjentinas

Një futbollist i talentuar argjentinas ka vdekur tragjikisht gjatë operimit të gjurit.

Camilo Nuin, i cili ka luajtur për skuadrën San Telmo me bazë në Buenos Aires, vdiq të mërkurën në mbrëmje, ka konfirmuar klubi i tij.

Arsyet e vdekjes së të riut ende nuk janë bërë të ditura.

Nuin ka luajtur për të rinjtë e Boca Juniorsit dhe Independientes, para se t’i bashkohej skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit argjentinas, San Telmo, në vitin 2022.

Ai u desh të operohej në menisk dhe në ligamentin kryqëzor dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.